2010-10-08 14:56:19

Papa ambasadorit të Kilit: lutja e solidariteti me viktimat e tërmetit e me 33 minatorët e Atakama


Kur Kisha i mbron vlerat e jetës nga lindja e saj e deri te mbarimi natyror i saj, ose vlerat e familjes së themeluar mbi martesë, nuk e bënë për interesa të veta apo parime fetare por mbi bazën e vlerave të ndërgjegjes së përbashkët që ndahet e pranohet nga të gjithë. Ky është një ndër pohimet e Benediktit XVI në fjalimin drejtuar ambasadorit të ri të Kilit pranë Selisë së Shenjtë, Fernando Zegers Santa Cruz, të cilin e prit dje në audiencë për paraqitjen e Letrave kredenciale.
Mirëpo fjalët e para të Papës drejtuar ambasadorit të ri të Kilit qenë solidariteti me kilianët, që kohëve të fundit janë goditur nga dy ngjarje të brendshme dramatike.
Tërmeti i janarit – tre minuta të tmerrshëm gati të shkallës 9 Richter, me mbi 450 të vdekur e dhjetëra mijëra ndërtesa të shkatërruara – dhe ngjarja e 33 minatorëve të ngujuar që dy muaj në një burg prej shkëmbi 700 metra nën tokë, për të cilët në këto orë duket se mund të shpresohet për lirimin e tyre, fal një tuneli që është çel prej ndihmëtarëve e tashmë ka arritur deri në 40 metra larg tyre. Sipas të dhënave, mund të vendoset një kontakt me ta pasi trapani shpues është rreth 40 metra nga objektivi. Grupi i shpëtimit bën me dje se punimet kanë vazhduar edhe gjatë natës.
Trapani ka arritur në 585 metra thellësi por për të finalizuar operacionin duhet të shkojë në 624 metra. Pas shpimit të tunelit, minatorët do të dalin me anën e një kapsule.
Benedikti XVI përmendi menjëherë dy ngjarjet që e kanë goditur sivjet Kilin, një Vend që, “megjithëse gjeografikisht është larg - tha Papa – e bart në thellësi të zemrës sime”:
Që nga fillimi, desha ti shpreh afërsinë time popullit të Kilit e, përmes vizitës së sekretarit tim të Shtetit, kardinalit Bertone, kam dërguar ngushëllimet e mia e shpresën për viktimat, për familjet e tyre e për shumë njerëz që janë goditur e të cilët i kujtoi në lutjet e mia. Nuk i harroi as minatorët e rajonit të Atakama e të dashurit e tyre, për të cilët i lutëm Zotit me afsh”.
“Uniteti” e “përgjigja bujare dhe solidare” që tregon Kili në këto rrethana u vlerësuan nga Benedikti XVI, i cili në vijim të fjalimit kaloi te festat që kombi i Amerikës latine kremton me rastin e 200 vjetorit të pavarësisë. Kjo, vërejti Papa, “më jap rastin për të nënvizuar edhe një herë rolin që ka zhvilluar e luajtur Kisha” si në historinë e Kilit, po kështu edhe në “përforcimin e identitetit kombëtar, thellësisht të frymëzuar nga ndjenjat katolike”. E në kuadrin e pranisë Kishtare aktive brenda Vendit, Benedikti XVI përmendi edhe 25 vjetorin, kremtuar vitin e kaluar, të Traktatit të paqes e miqësisë që, fal ndërmjetësimit të Gjon Palit II, zgjodhi para 30 vjetësh mosmarrëveshjet territoriale ndërmjet Kilit e Argjentinës, që asokohe qenë një hap nga shpërthimi i luftës:
“Kjo marrëveshje historike do të jetë për brezat e ardhshëm shembull i shndritshëm për të mirën e jashtëzakonshme që sjell paqe dhe i rëndësisë së ruajtjes e promovimit të atyre vlerave morale e fetare që përbëjnë indin më të thellë të shpirtit të një populli”.







All the contents on this site are copyrighted ©.