2010-10-08 16:59:49

Kosovë: Krasniqi kërkon të vendoset data e zgjedhjeve të parakoshme


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ftoi sot të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlament të Prishtinës që të diskutojnë në një takim të përbashkët lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjen e pakos së reformave zgjedhore.

Ndërkohë, partitë politike vazhdojnë të paraqesin pikëpamje të ndryshme për kohën e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se ka përfunduar një raund bisedimesh veç e veç me të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare e tashmë, pas takimit të përbashkët, do ta ketë më lehtë të vijë deri te disa qëndrime të përbashkëta në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Besoj që sot do të sqarojmë shumë gjëra në bazë të afatit kushtetues që i jepet ushtruesit të detyrës së presidentit”, tha Krasniqi.
(nga News24/BalkanWeb)







All the contents on this site are copyrighted ©.