2010-10-07 16:27:27

Papa viziton Venedikun në maj të vitit 2011


Ati i Shenjtë Benedikti XVI ka pranuar ftesën për të vizituar Akuilenë e Venedikun më 7 e 8 maj të vitit të ardhshëm. Lajmin e dha sot Patriku i Venedikut , kardinali Angjelo Skola, gjatë takimit tradicional që zhvillohet në fillim të çdo viti të ri baritor me meshtarët e Patriarkanes në Bazilikën Katedrale të Shën Markut.
“Kjo dhuratë që Ati i Shenjtë i bën Patrikanës së Venedikut me vizitën e tij apostolike – shpjegoi kardinali Skola – përkon me përfundimin e Vizitës Baritore në zhvillim e sipër në Patrikanë që nga viti 2004”, si dhe i “përgjigjet edhe një tjetër kërkese që doli në pah gjatë Vizitës Baritore në Patrikanë të Venedikut: kontributi që të krishterët i ofrojnë të gjithë banorëve e të mysafirëve të Venedikut si ‘qytet i njerëzimit’ me tiparet e vlerat që e kanë karakterizuar gjithmonë, siç është liria dhe vlerat tjera të patjetërsueshëm.
Vizita baritore e Papës në Venedik do të bëhet 26 vjet pas asaj të Gjon Palit II e gati 40 pas vizitës së Palit VI, e “në lidhje të ngushtë me Piun X, Gjonin XXIII e Gjon Palin I, që të tre Patriarkë Papë të shekullit të kaluar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.