2010-10-07 16:56:02

Don Gjergj Meta: roli i mediave katolike në Shqipëri është shumë me vlerë.


Benedikti XVI i ftoi sot gazetarët katolikë të ndihmojnë “njeriun bashkëkohor të orientohet drejt Krishtit, Shpëtimtarit të vetëm, e ta mbajnë të ndezur dritën e shpresës, për të jetuar denjësisht sot e kështu të ndërtohet e ardhmja në mënyrë sa më të përshtatshme”. “Mjetet e komunikimit, nëse nuk duan të jenë vetëm porsi bronzi që kumbon e porsi cimbali që tingëllon, siç do të thoshte shën Pali, duhet të jenë mirë të përcaktuara e ti trajtojnë punët e botës duke e vënë gjithmonë Zotin në maje të shkallës së vlerave”.
Mbi fjalët e Papës dhe rolin e mediave katolike në realitetin e sotëm shqiptar, të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, don Gjergj Metën, i cili mori pjesë në punimet e Kongresit Botëror të shtypit katolikë organizuar këtyre ditëve në Romë nga Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore. Ja intervista jonë me don Gjergj Metën....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.