2010-10-05 17:50:23

Pakistan: Emergjenca e përmbytjeve nuk ka përfunduar ende.


(05.10.2010 RV)Sipas raporteve të fundit të UNICEF-it mbi përmbytjet në Pakistan, emergjenca nuk ka kaluar aspak dhe pasojat e përmbytjeve do të vihen re edhe për shumë vite të tjera. 20 milionë njerëz të pastrehë, shumë toka të mbjella të mbuluara nga uji. Në disa zona ka nisur kthimi i refugjatëve por nevojat e popullsisë mbeten ende shumë të larta. Mbi gjendjen e tanishme atje, flet veprimtarja e organizatës humanitare Cesvi, Diana Bassani:

Përgjigje: Aktualisht numri i njerëzve të goditur nga përmbytja ka arritur afër njëzet milionëve, po të kemi parasysh 78 distriktet që ka Pakistani. Shumë, tani, po kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Fillimisht ishin strehuar pranë familjarëve, të afërmve, miqve ose nëpër shkolla dhe ndërtesa publike. Tani mund të themi se 692 mijë vetë janë strehuar nëpër tri mijë shkolla. Për këtë arsye shkollat janë ndërprerë dhe viti shkollor është shtyrë pikërisht për vështirësi në organizim. Përmbytja e korrikut pati filluar në veri të vendit por më pas shkoi edhe drejt jugut, pra në Panxhab dhe Sind. Në këto dy zona popullata po kthehet tani nëpër shtëpitë e veta, ndërsa vazhdon shpërndarja e ndihmave sepse uji nuk është tërhequr akoma. Është ende i lartë.







All the contents on this site are copyrighted ©.