(05.10.2010 RV)Rusët Andre Geim dhe Kostantin Novoselov morën sot çmimin Nobel
për fizikën, për eksperimentet e para mbi grafenin, një formë e karbonit, që përcjell
elektricitetin. Dy shkencëtarët kanë treguar se karboni, në një formë shumë të hollë,
me përmasat e një atomi, ka cilësi të jashtëzakonshme në fizikën kuantike. Geim është
qytetar hollandez, ndërsa Novoselov ka nënshtetësinë e dyfishtë, britanike dhe ruse.