2010-10-04 17:06:31

Engjëlli i Tënzot: Papa kujton devocionin marian të Siçilisë dhe të Lumen Ana Maria Adorni


(04.10.2010 RV)Në Lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi devocionin marian të Siçilisë dhe lumnimin në Parma të Italisë, të Ana Maria Adornit, dëshmitare e dashurisë së Zotit ndër gratë e burgosura. Nënës së Hyjit, “shembull i jetës së krishterë”, ua besoi të gjithë banorët e Siçilisë:
“Përkrahtë familjet në dashuri e në impenjimin edukativ; dhëntë fryte nga fara e thirrjes, që Zoti mbjell gjerësisht tek të rinjtë; u dhëntë guxim në sprova, shpresë në vështirësi, gjallëri të re për të bërë mirë. Zoja ngushëlloftë të sëmurët e të gjithë të vuajturit e, ndihmoftë bashkësitë e krishtera, që askush të mos mbetet mënjanë e në nevojë, por secili, sidomos më të vegjlit e më të dobtit, të dëgjohen e të vlerësohen”.







All the contents on this site are copyrighted ©.