2010-10-01 16:06:02

Mesazh i Papës për 50-vjetorin e pavarësisë së Nigerisë: punoni për paqen e demokracinë


(01.10.2010 RV)Benedikti XVI i fton nigerianët të punojnë për paqen e përparimin e vendit, në një mesazh për 50-vjetorin e pavarësisë së Nigerisë, që u kremtua sot. Letra e Papës iu dorëzua nga kardinali Peter Turkson, kryetar i Këshillit Papnor për Drrejtësinë e Paqen presidentit të Nigerisë, Ebele Gudlak Xhonatan. Ati i Shenjtë u bën thirrje autoriteteve të vazhdojnë punën për përhapjen e demokracisë e për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.