Lutjet e dielës së parë të Ardhjes do të kremtohen nga Papa për jetën që lind.
Lutjet e Mbrëmësores së parë të kohës kishtare të Ardhjes kremtuar nga Papa në kuadrin
e mbrëmjes së lutjes për jetën që lind. Më 27 nëntor, me rastin e fillimit të kohës
kishtare të Ardhjes, Benedikti XVI si zakonisht do të kremtojë lutjet e Mbrëmësores
së Parë të Dielës së Parë të Ardhjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Sivjet
– informon një deklaratë e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko
Lombardit – lutja e Mbrëmësores do të vendoset në kuadrin e një “Mbrëmje për jetën
që lind”, në perspektivën e kohës së Ardhjes e të Solemnitetit të ardhshëm të Krishtlindjes.
Për këtë qëllim, prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor e Disiplinën
e Sakramenteve, kardinali Antonio Llovera, dhe presidenti i Këshillit Papnor për Familjen,
kardinali Ennio Antonelli, i kanë dërguar– përmes nuncave apostolikë – një letër kryetarëve
të Konferencave Ipeshkvnore të Vendeve të ndryshme, për ti ftuar të promovojnë edhe
ata nëpër Kisha lokale kremtime të ngjashme e nisma të lutjes. Nisma këto, përfundon
deklarata, që do të bëhet “në bashkimin shpirtëror me Atin e Shenjtë, për të promovuar
përcaktimin e angazhimin dhe dëshmitë kishtare për një kulturë të jetës e të dashurisë”.