2010-09-30 16:28:10

Nënshati kremtoi festën e shën Mihillit kryengjël


Bashkësia kishtare e Nënshatit kremtoi dje festën e pajtorit të vet qiellor shën Mihillit kryengjëll. Po më këtë rast besimtarët e kësaj bashkësie famullitare shënuar edhe 25 vjetorin e meshtarisë së misionarit të tyre, rregulltarit Atë Sergio Foggia, që drejton këtë bashkësi Kishtare.
Meshën solemne të festës e kryesoi ipeshkvi i dioqezës së Sapës imzot Lucjan Avgustini, i cili nënvizoi rëndësinë e engjëjve dhe shenjtërve në jetën e besimtarëve. Prania e padukshme e këtyre shpirtrave të lum, na ndihmon e na ngushëllon fort: ata ecin përkrah nesh e na mbrojnë në çdo rrethanë, na ruajnë nga rreziqet e mund t’u kërkojmë ndihmë në çdo çast. Po më hollësisht mbi festën që u kremtua në Nënshat, të dëgjojmë shërbimin e Violeta Marashit nga Vau i Dejës..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.