2010-09-28 14:51:45

Faqe interneti për shtegtimin e Papës në Spanjë.
(6 -7 nëntor 2010)


(28.09.2010 RV)Me rastin e udhëtimit të ardhshëm të Papës Benedikti XVI në Santiago të Kompostelës dhe në Barcelonë, në Spanjë, që do të zhvillohet më 6-7 nëntor, Konferenca ipeshkvnore spanjolle hapi një faqe të re interneti. (www.visitadelpapa2010.org). Faqja, - në italisht, spanjisht, frëngjisht dhe anglisht, -përmban të gjitha informacionet e nevojshme mbi etapat e udhëtimit të Atit të Shenjtë, programin zyrtar dhe një biografi të gjerë kushtuar vetë Papës. Agjencia e lajmeve Sir, njofton se faqja e re do të ofrojë edhe mundësinë për të ndjekur shtegtimin e Papës online duke u lidhur me dy faqet internet të dy kishave, në Santiago dhe në Barcelonë, ku Papa Racinger do të kremtojë Meshën e Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.