2010-09-28 14:52:56

Doktrina shoqërore e Kishës dhe çështjet e mjedisit. Paraqitet raporti i Vrojtuesit Kardinali Van Thuàn


Doktrina shoqërore e Kishës dhe çështjet e mjedisit, janë në qendër të raportit të “Vrojtuesit Kardinali Van Thuàn”, që u paraqit këtyre ditëve në edicionin e dytë mbi Doktrinën Shoqërore të Kishës në Botë. ”Të informohemi, por edhe të reflektojmë për të mësuar se në çfarë pike kemi arritur dhe në të cilin drejtim jemi duke shkuar”: ky pra është synimi që ka presidenti i kjo organizate, kryeipeshkvi imzot Krepaldi.Është fjala për një etapë të mëtejshme të një projekti të doktrinës shoqërore të Kishës që është nisur vitin e kaluar, me botimin e edicionit të parë, e që merr në shqyrtim prodhimin, përhapjen, kërkimin dhe zbatimin konkret të doktrinës shoqërore të Kishës në kontinente të ndryshme. Për përpilimin e edicionit të vitit 2010, organizata “Vrojtuesi Ndërkombëtar Kardinali Van Thuàn” ka përfituar edhe nga bashkëpunimi i Qendrës së Mendimit Social Katolikë të Universiteit të Shën Palit të Arekuipa të Perusë (Centro de Pensamiento Social Catòlico i Universitetit San Pablo të Arequipa), nga Fondacioni Pali VI i Madridit (Fundaciòn Pablo VI de Madrid) e nga Fondacioni i Shërbimit Politikë të Parisit ( Fondaciòn de Service Politique), që janë kujdesur edhe për botimin si dhe për përhapjen e këtij raporti. Kështu, sivjet raporti botohen në Itali, Spanjë, Francë e Peru.
Struktura e veprës – që i referohet kryesisht vitit 2009 – është mjaft e artikuluar: pas përmbledhjes si hyrje, vijon me analizën e magjisterit të Benediktit XVI e pastaj me pjesën informative mbi të pesë kontinentet. Në vazhdim raporti përcakton e vënë në pah “problemet e vitit” që, në vitin 2010, prekin sidomos mjedisin dhe nxehjen klimatike.
Një tjetër hapësirë e reflektimit i kushtohet edhe diskriminimeve mbi bazën fetare. Këtu vërehet që, pavarësisht nga vështirësitë, katolikët rezultojnë se janë shumë më tepër të angazhuar në solidaritet ndaj bashkësive tjera fetare të diskriminuara. Në raport përmenden e analizohet faktet kryesore e në veçanti realiteti në Azi. Po kështu vihen në pah fryma e madhe e altruizmit që karakterizon veprimtarinë e besimtarëve në këtë kontinent, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ata u ofrojnë të mënjanuarve e shtresave më të brishta të shoqërisë. Këtu shënohen edhe sulmet, fyerjet e dhuna që ushtrohet pikërisht ndaj atyre katolikëve që bëjnë mirë e që angazhohen për paqe e drejtësi.
Raporti përfundon me “propozimin e vitit”, që do të thotë se është zgjedhur një fjalim i Papës në saje të rëndësisë që ka për doktrinën shoqërore dhe me kronologjinë e ngjarjeve kryesore ndërkombëtare që karakterizuan vitin 2009. “Raporti – pohon imzot Krepaldi – është rezultat i jetës së Vrojtuesit e thotë se gjatë vitit të kaluar me promovimin e organizatës “Kardinali Van Thuàn International Network” është rritur dukshëm edhe bashkëpunimi ndërkombëtar, çka ka bërë të mundur edhe zgjerimin e vështrimit në nivelin botëror, pasi që partnerët që kanë aderuar në këtë network, janë institute të rëndësishme në Evropës e në Amerikën latine”.







All the contents on this site are copyrighted ©.