2010-09-28 15:56:17

Atë Luis Lugen, amerikan, eprori i ri i përgjithshëm i Oblatëve të Zojës së Papërlyer


(28.09.2010 RV)89 misionarët oblatë të Zojës së Papërlyer, mbledhur që nga 8 shtatori në Romë, për kapitullin e 35-të të përgjithshëm, zgjodhën sot paradite eprorin e ri të Kongregatës. Ai është atë Luis Lugen, 58 vjeç, amerikan. Zë vendin e atë Shtekling dhe do të udhëheqë 4000 oblatët e pranishëm në 66 vende të botës. Kujtojmë se në Shqipëri, e pikërisht në Barbullush të Shkodrës, ndodhen murgeshat oblate të Zemrës së Papërlyer të Marisë, të cilat kanë arshur në vend në vitin 1992, pas rënies së komunizmit. Në Barbullush, ato kanë një kopsht dhe një shkollë fillore, përveç veprimtarive të tjera në favor të popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.