2010-09-27 16:25:12

Hillari Klinton në tetor viziton Beogradin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitojë Beogradin më 12 tetor, njofton shtypi beogradas. Me këtë rast theksohet se Klinton do të takohet me presidentin Boris Tadiq dhe me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiq. E përditshmja "Veçernje Novosti" shkruan se mund të pritet që zyrtarët e Serbisë me zonjën Klinton, bisedojnë për modalitetet e dialogut të ardhshëm Serbi - Kosovë dhe për rrugën evropiane të Serbisë. E përditshmja tjetër Danas, raporton se në kuadër të një turneu rajonal, zonja Klinton, para vizitës në Beograd, do të qëndroj edhe në Sarajevë.







All the contents on this site are copyrighted ©.