2010-09-24 16:25:16

Papa viziton Palermon më 3 tetor, do të takojë të rinjtë, familjet dhe klerin.


Të dielën e ardhshme më 3 tetor, Benedikti XVI do viziton kryedioqezën italiane të Palermos. Me rastin e këtij udhëtimi apostolik të Papës, në Palermo mbahet takimi kishtar rajonal i të rinjve dhe të familjeve. Para dite në ora 10.00 Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë në aeroportin e Palermos “Falcona e Borsellino” e pas Meshe vijon lutja e mesditës e Engjëllit të Tënzot.
Pas drekës me ipeshkvijtë e Sicilisë në selinë e kryepeshkvisë së Palermos, në ora 17.00 Papa do të takojë meshtarët, rregulltarët e rregulltaret dhe seminaristët në Katedralen e qytetit, ku do të mbajë edhe fjalimin e rastit. Udhëtimi i Papës në Palermo do të përfundojë me takimin e të rinjve që do rë mbahet në ora 18.00 në sheshin Politeama.







All the contents on this site are copyrighted ©.