2010-09-24 19:23:35

Papa: familja është më e çmueshme se tregu


Benedikti XVI i fton familjet e mbarë botës ti mbrojnë vlerat e tyre të rrezikuara “në ditët tona” nga organizimi i punës së “menduar e të zbatuar në funksion të konkurrencës së tregut e të përfitimit maksimal”. Ky është një mentalitet që kontribuon, “në shthurjen e familjes e të bashkësisë si dhe në përhapjen e një stili të jetës individualist”. Një qortim që prek edhe “konceptimin e festës si rast për të dal apo evaduar e për të konsumuar”. Tipare këto të shoqërisë së sotme që janë të dyja pasoja të largimit nga vështrimi e kuptimi i krishterë i familjes”, shkruan Papa në mesazhin e tij dërguar kardinalit Antonelli, presidentit të Këshillit Papnor për Familje, me rastin e Takimit të ardhshëm botëror të familjeve, që do të zhvillohet në Milano nga data 30 maj deri më 3 qershor 2012.
Prandaj, shkruan Ati i Shenjtë Racinger shpjegon që sot “lypet promovuar një reflektim e një angazhim që synon ti pajtojë kërkesat dhe kohët e punës me ato të familjeve e kështu të rikuperohet kuptimi i vërtet i festës, posaçërisht ia i së dielës, që është Pashka javore, është ditë e Zotit dhe ditë e njeriut, ditë e familjes, e bashkësisë dhe e solidaritetit”.
“Puna dhe festa – shkruan Papa në Letrën drejtuar takimit botëror të Familjeve – janë ngushtë të lidhura me jetën e familjeve: i kushtëzojnë zgjedhjet, përcaktimet e marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve e ndërmjet prindërve e fëmijëve, ndikon në raportin e familjes me shoqërinë e me Kishën”.
“Bibla – përkujton Papa teolog – na thotë që familja, puna e dita e festës janë dhurata e bekime të Zotit për të na ndihmuar të jetojmë plotësisht e thellësisht jetën njerëzore. Përvoja e përditshme tregon që zhvillimi i vërtet i personin përfshin si përmasën individuale, familjare e komunitare, si dhe aktivitetet e marrëdhëniet funksionale, e po kështu edhe “hapjen ndaj shpresës e ndaj së Mirës pa kufij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.