2010-09-24 11:28:52

Historiani e teologu dom Gaspër Gjini në përvjetorin e lindjes.


(24.09.2010 RV) Sot bie përvjetori i lindjes së dom Gaspër Gjinit. Prifti e studiuesi i madh, lindi më 24 shtator 1930 në Ferizaj, në familjen e madhe të Kolës e të Dushe Gjinit, që lindën, rritën e edukuan 12 fëmijë.
Gaspri u shugurua meshtar më 2 korrik 1955. Më vonë shkoi në Romë, ku pas studimeve në Universitetin Urbanian, më 1968 mbrojti doktoratën me temë “Mbi burimet historiko-juridike të Kishës së Shkupit”.
Pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi veprimtarisë baritore, në fillim si sekretar i ipeshkvit, më pas si kancelar e si famullitar në Ferizaj e në Shkup. Vite me radhë shërbeu si kryetar i Gjyqit kishtar e si bashkëpunëtor i zellshëm i fetaro-kulturore të Kishës katolike në dioqezës revistës “Dritës”. Gjatë kësaj kohe përpiloi dhe botoi librin e uratëve “Shûjta shpirtërore”.
Mbylli sytë më 7 mars 1985 në spitalin e Beogradit, në sa ishte në kulmin e pjekurisë shkencore.
Njeri me virtyte të rralla, me kulturë poliedrike, ai na la trashëgim veprën madhore postume: "Ipeshkvia Shkup -Prizren nëpër shekuj" , botuar në Zagreb, më 1992.







All the contents on this site are copyrighted ©.