2010-09-22 17:57:28

Vëzhguesi i Vatikani pranë OKB-së: mbrojtja e pronësisë intelektuale një e mirë për të ndihmuar Vendet në zhvillim


Mbrojtja e pronësisë intelektuale është pjesë e mbrojtjes të të drejtave njerëzore të sanksionuara nga Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara e mundëson përparimin e një qytetërimi. Mirëpo që kjo të jap fryte reale të mirëqenies, sidomos në Vendet që janë në zhvillim e sipër, lypet që këto norma të mbrojtjes të rregullohen nga regjime të drejta. Kështu pohoi dje kryeipeshkvi Silano Tomasi, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së në Gjenevë. Përfaqësuesi i Vatikanit foli në Asamblenë e 48-të të përgjithshme të Organizatës botërore për Pronën intelektuale.
Autori i një vepre letrare, shkencore, artistike ka të drejtë ta mbrojë me ligje përkatëse krijimin e veprat e veta, ashtu si edhe të nxjerrë prej tyre shpërblim moral apo ekonomik. Kështu një krijim e vepër e tillë bëhet kontribut për zhvillimin kulturor të Vendit të vet, për zhvillimin e kontinentit, e shpesh edhe të mbarë njerëzimit. Kjo e drejtë e pronësisë intelektuale duhet të respektohet kudo e posaçërisht në Vendet në zhvillim e sipër. Ekonomistët, vuri në pah vëzhguesi i Vatikanit, “njohin mekanizma të ndryshëm përmes të cilëve të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI), mund të nxisin zhvillimin ekonomik”. Mirëpo rezultatet e një progresi të tillë, vijoi imzot Tomasi, deri më sot janë ende “jo të plota e nga pak edhe kontradiktore”. Sot është urgjente të organizohet konvergjenca e interesave të ndryshme në favor të reformës së pronësisë intelektuale në Vendet në zhvillim e sipër e të mbështeten ato të ardhura që burojnë nga aftësia e krijimtarisë intelektuale për zhvillimin e teknologjive e prodhimeve të reja, që sigurisht do të shërbejnë për përparimin e gjithanshëm të Vendeve të përmendura.







All the contents on this site are copyrighted ©.