2010-09-22 18:24:55

Papa na fton të lutemi për dialogun me ortodoksit


Benedikti XVI ka kërkuar sot prej besimtarëve të pranishëm në audiencën e përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, të mbështesin me lutjet e tyre drejtuar Zotit mbledhjen plenare të komisionit të përzier ndërkombëtar ndërmjet katolikëve e ortodoksëve që po zhvillohet në Vjenë mbi “rolin e Ipeshkvit të Romës në bashkim me kishën Universale me vëmendje të posaçme ndaj mijëvjeçarit të parë të historisë së krishterë”.
“Bindja ndaj vullnetit të Jezu Krishtit, Zotit tonë, dhe konsiderimi i sfidave të mëdha, që paraqiten sot para krishterimit, na detyrojnë të impenjohemi seriozisht në çështjen e rivendosjes së bashkimit të plotë ndërmjet Kishave. I këshilloj të gjithë të luten intensivisht për punimet e Komisionit e për zhvillimin e konsolidimin e vazhdueshëm të paqes e mirëkuptimit ndërmjet të pagëzuarve, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i japim botës një dëshmi ungjillore gjithnjë e më të vërtetë”, tha Papa në mbarim të audiencës së përgjithshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.