Shqipëri: Bashkim Dedja emërohet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka dekretuar sot z. Bashkim Dedja në postin e
Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë për media të Këshilltarit Juridik
të Presidentit të Republikës, Spiro Peçi thuhet se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
emërohet nga radhët e anëtarëve të saj. Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
ka mbaruar dhe në zbatim të detyrimit Kushtetues, Presidenti emëron një prej anëtarëve
të trupës së kësaj gjykate në postin e kryetarit.