Mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun për Ditën Ndëkombëtare të
Paqës.
"Sot, kur kremtohet Dita Ndërkombëtare e Paqës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve
të Bashkuara, Ban Ki Mun, i drejtoi mbarë opinionit publik botëror një mesazh. Në
veçanti, në të, Ban Ki Mun i bën thirrje qeverive që t’u krijojnë dhe t’u lënë të
rinjëve, - të cilët mund të infektohen lehtësisht nga ekstremizmi, - një botë ku ka
tolerancë:
“Sot kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqës, një ditë kjo kushtuar
armëpushimit dhe ndalimit të dhunës. Paqja është e çmuar dhe duhet ushqyer, duhet
mbajtur dhe mbrojtur. Prandaj, çdo vit me rastin e kësaj dite, unë i bie Këmbanës
së Paqës, që gjendet këtu, në Selinë e Kombeve të Bashkuara. Ja përse çdo ditë punoj
për paqën. Ndërmjetësoj për ata që janë kundërshtarë, duke ua bërë të qartë se çfarë
iu kanoset, qoftë duke iu treguar kërcënimet reale, qoftë ato që mezi duken. Punoj
për drejtësinë dhe respektimin e të drejtave njerëzore, duke promovuar harmoninë mes
vendeve dhe popujve. Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Paqës i kushtohet të rinjëve.
Dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë temat e Vitit Ndërkombëtar të Rinisë, tema
këto që përmbajnë në vetvete thelbin e paqës. Të rinjtë sot kanë familjaritet me
diversitetin global, dhe e ndjejnë veten mirë në një botë të ndërlidhur, e megjithatë
mund të cënohen nga forcat e ekstremizmit. Prandaj i ftoj të gjitha qeveritë dhe partnerët
tanë të bëjnë diçka për të rinjtë. Le të përpiqemi t’u japim një botë paqeje dhe tolerance. Iu
bëj thirrje të gjithë brezave të rinj të bashkohen me ne. Na ndihmoni të punojmë për
paqën. Ju nuk keni durim. E shihni se ne, brezi që ju paraprin, lejojmë akoma sot
që, vit pas viti, varfëria, uria, padrejtësia, pandëshkueshmëria dhe ndotja e mjedisit
të vazhdojnë të ekzistojnë. Tani që kanë mbetur vetëm pesë vjet nga skadimi i afatit
të Objektivave të Mijëvjeçarit, iu kërkoj të gjithëve, të rinjëve e të moshuarve,
të na ndihmojnë të gjejmë zgjidhje globale për këto probleme globale. Ndajini së bashku
projektet e tuaja, idetë e tuaja, për të reaguar me origjinalitet dhe pasion. Na
ndihmoni të luftojmë për paqën dhe për përparimin e të gjithëve.” – përfundon mesazhi
i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.