2010-09-20 18:03:02

Nënë Tereza: nesër, përkujtim solemn në bashkinë e Romës


(20.09.2010 RV)Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nesër në orën 16.15, pranë sallës së Promotekës në Bashkinë e Romës, do të përkujtohet solemnisht e Lumja shqiptare e bamirësisë. Në ceremoni do të marrin pjesë kryetari i bashkisë, Xhani Alemano, kardinali Anxhelo Komastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit, atë Sebastian Vazhakala, epror dhe bashkëthemelues i Misionarëve kundrues të Bamirësisë, motër Joana, këshilltare e përgjithshme e Misionareve të Bamirësisë, imzot Prabhu Peter, ish-nunc apostolik i Zimbabves dhe Guido Kamarano, bashkëpunëtor i Nënë Terezës. Nga ana e shqiptarëve, që banojnë në Itali, do të përshëndesë Edmond Godo, anëtar i konsultës së Bashkësisë së Romës për emigracionin.







All the contents on this site are copyrighted ©.