2010-09-20 16:19:47

Don Marjan Ukaj emërohet famullitar në Kravaseri e Llapushnik


Të dielën pasdite, më 19 shtator, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kremtoi Meshën Shenjte në Bashkësinë kishtare të Shën Sebastianit në fshatin Kravaseri të Malishevës, duke paraqitur bariun e ri shpirtëror, famullitarin e ri të kësaj bashkësie Kishtare. Gjatë Meshës Shenjte imzot Gjergji, falënderoi ish-famullitarin Don Robert Jakaj dhe paraardhësit e tij (Don Shan Zefi e Don Tomë Karrica), që kanë kontribuar në ri-ndërtimin e këtij objekti kishtar e posaçerisht për punën baritore të zellshme në famullinë Kishtare të Kravaserisë dhe të Llapushnikut.
Ipeshkvi i Kosovës, falënderoi në mënyrë të veçantë paraardhësin e tij, imzot Mark Sopin, i cili e ka pasur shumë për zemër këtë bashkësi të re të të pagëzuarve, tha ipeshkvi e shtoi se është ai lutet prej qiellit për këta katolikë "të njomë", që ti qëndrojnë besnik Jezusit dhe mësimeve të Kishës Katolike, ashtu siç vepruan të parët e tyre, të cilët jetuan në kushte shumë më të vështira, sesa jetojmë ne sot.
Gjatë Meshës Shenjte ipeshkvi i Kosoves e paraqiti zyrtarisht Don Marjan Ukaj, si famullitar të Llapushnikut, Kravaserisë dhe fshatrave përreth (Nishor, Lladrovc, Komoran e Drenas). Famullitarit të ri i dëshirojmë hire e bekime prej Zotit në mjedisin e ri në vreshten e Hyjit. Zoti e udhëheqtë në punën e tij baritore - përfundoi Imzot Dodë Gjergji. Më tepër na njofton don Albert Jakaj......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.