2010-09-19 08:37:10

Shenjtorët e Javës sipas kalendarit Kishtar


Sot e diel 19 shtator, Kisha kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar e na propozon festën e Shën Gjenarit, ipeshkëv i Beneventos e martir. Tërë personi i Jezusit, edhe trupi i tij, shpreh forcën që pambarimisht jep shëndet e guxim. Ja udhët për të fituar shpëtimin prej Zotit: të bëhemi nxënës të tij e ti dëgjojmë e zbatojmë mësimet e apostujve, të cilët na propozojnë ato udhëzime që
Nesër hënën më 20 shtator, kalendari Kishatar përkujton shembullin e Shenjtorëve Andrei Kim Taegon, meshtar e shokëve të tij, martirë koreanë. Liturgjia e ditës na kujtojnë se gjithçka kemi, mund të bëhet mjet shëlbimi ose pengesë në rrugën tonë drejt mbretërisë qiellore e se dashuria jonë për Zotin duket në gjërat e vogla, të përditshme.
Të martën e ardhshme më 21 shtator, sipas kalendarit bie festa e shën Mateut, apostull e ungjilltare. Liturgjia e ditës na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë do të vërejmë me gëzim se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit.
Të mërkurën më 22 shtator, do të përkujtohen shën Mauricio me Shokët, ushtarë e martirë. Liturgjia e kësaj dite na kujton se Zoti e do popullin e vet, se i prin drejt së vërtetës, drejt takimit me Hyjin Atë. Zoti zgjedh në histori figura të veçanta për t’i dhënë mesazhe të fuqishme popullit të vet.
Të enjten që vjen më 23 shtator, bies festa e shën Piut nga Pietralçina, meshtar kapuçin dhe e shën Linit, papë. Kjo ditë na përkujton se edhe sot, si në kohët e largëta, ftohemi t’i hapim mend e zemër, për t’i bërë vend fjalës që shëlbon.
Të premten më 24 shtator, kalendari Kishtar përkujton festën e të së Lumes Mari Virgjër nga Merçede. Përmes liturgjisë së kčsaj dite Jezusi na kërkon t’i pastrojmë zemrat, për të zhdukur prej tyre çdo gjë që na pengon në ecjen drejt Tij. Duke u çliruar nga barrët e panevojshme, mund t’i lartojmë më lehtësisht sytë drejt qiellit e ta ndjejmë veten shumë më të lirë.
Të shtunën që vjen më 25 shtator, bie përkujtimi i shën Firminit, ipeshkëv i Amiensit e martir. Liturgjia e kësaj dite na kujton se njeriu nuk mund të shikojë në errësirë, se kërkon dritë e, prej këndej, se i krishteri, me shembullin e jetës së tij, është i thirrur të jetë dritë në errësirën e botës, që të gjithë të mund ta shikojnë Jezu Krishtin.
Të dielën e ardhshme më 26 shtator, Kisha kremton të dielën e 26-të gjatë vitit kishtar e po më 26 shtator kalendari përkujton edhe shenjtorët Kozma e Damjani, martirë dhe shën Nilin, abat, themelues i manastirit të Grottaferratës, afër Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.