2010-09-19 09:22:43

Përfundon sot udhëtimi apostolik i Papës në Mbretërinë e Bashkuar me beatifikimin e kardinalit Njuman


Përfundon sot udhëtimi i Papës në Mbretërinë e Bashkuar, i cili pas ditës së parë kaluar në Skoci e dy ditët tjera në Londër, sot kalon në Birmingém, ku do të kryesojë Meshën e Shenjtë për beatifikimin e kardinalit britanik Njuman.
Ceremonia në Cofton Park të Birmingemit, ku Papa do të mbërrijë me helikopter, fillon në ora 10 lokale (11 të Shqipërisë). Në mbarim të Meshës, Ati i Shenjtë Racinger do të lusë së bashku me besimtarë e shtegtarë të pranishëm, lutjen e mesditës të Engjëllit të Tënzot.
Pas Meshe në ora 13,10 lokale është në program vizita private e Papës në oratorin e shën Filip Nerit, ku Njuman, ish meshtari anglikan, jetoi që nga kalimi në Kishën katolike më 1846 e deri në vdekje, më 18 gusht 1890.
Sot pasdite, në ora 16,45 lokale, Papa do të takohet me ipeshkvijtë katolikë të Anglisë, Uesllit e Skocisë në kapelën e Francis Martin House pranë Oscott Collegge në Birmingem. Më pas, ceremonia e lamtumirës në aeroportin e Birmingemit, e nisja e Papës për në Romë, ku parashikohet të mbërrijë rreth orës 22,30.







All the contents on this site are copyrighted ©.