Në ceremoninë e lamtumirës, Papa theksoi rolin që mund të ketë shoqëria britanike
në dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar
Në mbrëmje, Papa përshëndeti autoritetet dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar në
aeroportin e Birmingamit, nga ku u kthye për në Romë, duke i dhënë fund udhëtimit
të tij të 17-të apostolik jashtë Italisë. Benedikti XVI kujtoi me radhë të gjitha
takimet e rëndësishme që pati në nivelin politik, ekumenik, fetar e shoqëror, falenderoi
për mikpritjen dhe uroi: “Ndryshueshmëria
e Britanisë së Madhe, e shumë bashkësive, kulturave, gjuhëve dhe feve, që formojnë
shoqërinë britanike moderne është sfidë për qeverinë e për popullin, por përfaqëson
edhe një mundësi të madhe për vazhdimin e dialogut ndërkulturor e ndërfetar për pasurimin
e krejt bashkësisë”.