2010-09-19 19:25:33

Birmingam


(19.09.2010 RV)Qytet me një milion banorë, quhet “Brummangem” në dialektin lokal. Është shumëetnik e shumë kulturor, pasi rreth një e treta e banorëve vijnë nga vendet e Komonuelthit. Ngulimi, i njohur që në kohën e romakëve, mbetet fshat deri në shekullin XVI, kur Birmingami shndërrohet dalëngadalë nga nxjerrja dhe përpunimi i hekurit dhe i karbonit. Zhvillimi vazhdon edhe më vonë, me revolucionin industrial të shekullit XVIII, gjatë të cilit ai kthehet në një pol të industrisë automobilistike dhe të armëve në Mbretërinë e Bashkuar. Rënia e prodhimit industial, gjatë viteve ’80, shkaktoi një shndërrim gradual ekonomik të qytetit, i cili është specializuar në sektorin terciar (shërbime, turizëm). Në Birmingam janë përqëndruar një numër imadh bankash dhe shoqëri sigurimesh.








All the contents on this site are copyrighted ©.