2010-09-18 14:46:03

Papa takon të rinjtë britanikë, mësoni nga shembulli i Nënë Terezës


Në mbarim të Meshës kremtuar në Katedralen e Westminsterit, Papa Benedikti XVI takoi të rinjtë para kësaj katedrale e atyre u kujtoi që edhe pse sot “është vështirë të duash”, me ndihmën e Krishtit duhet “të zgjedhim të duam” çdo ditë. Atin e Shenjtë në emër të të rinjve të të gjitha dioqezave britanike të pranishëm në shesh e përshëndeti një i ri zezak, Pascal Uche, zgjedhur për këtë detyrë përmes Facebook.
Duke marr shkas nga një fjali e kardinalit Newman që është edhe motoja e vizitës papnore në Mbretërinë e Bashkuar, “Zemra i flet zemrës”, Papa u tregoi të rinjve shembullin e Nënë Terezës së Kalkutës, “Misionaren e madhe të Dashurisë”, e cila na kujtonte - tha Benedikti XVI - si ta dhurojmë dashurinë, dashurinë e pastër e bujare, që është fryt i një përcaktimi të përditshëm”. “Çdo ditë - vijoi Papa Racinger duke biseduar me të rinjtë britanik - duhet të zgjedhim të duam e ky përcaktim kërkon ndihmë, atë ndihmë që vjen nga Krishti e nga lutja, nga urtia që gjendet në fjalët e tij e nga hiri që ai na dhuron në sakramente të Kishës së tij. Ky është mesazhi që duan të ndaj bashkë me ju sot”. “Ju kërkoj - u tha në përfundim të rinjve Papa - të shikoni brenda zemrës tuaj çdo ditë, për të gjetur burimet e çdo dashurie të vërtetë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.