2010-09-18 19:34:47

Hyde Park


Një nga parqet publike më të shtrira të Londrës (350 hektarë) e sigurisht më i famshmi. Dikur pronë e murgjërve të Abacisë së Uestminsterit, u ble nga mbreti Henriku VIII në vitin 1536 dhe u shndërrua në rezervat për gjuetinë e sovranëve. Mbreti Karli I e hap për publikun në vitin 1637. Shumë qytetarë londinezë u strehuan aty në vitin 1665 për të shpëtuar nga epidemia e murtajës. Që nga viti 1814, në Hajd Park zhvillohen kremtime të mëdha kombëtare, si fundi i luftrave kundër Napoleonit (1815), Ekspozimi i Madh (1851) dhe jubileu i 25 vjetorit të mbretërisë së Elizabetës II (1977). “Këndi i Spikerëve”, që ngrihej aty ku ekzekutoheshin dënimet me vdekje, është transferuar që nga viti 1759 në burgun e Njugejtit. Sipas traditës, ai ishte një tribunë, ku qytetarët mund të shpreheshin lirisht dhe lind nga zakoni, që u lejonte të dënuarve me vdekje të flisnin para turmës, para ekzekutimit kapital.







All the contents on this site are copyrighted ©.