2010-09-17 18:56:00

Westminster Hall


(17.09.2010 RV)Salla më e lashtë e Pallatit të Uestminsterit përmbledh gati 1000 vjet të historisë së vendit. Ndërtuar më 1099 si sallon për festimet mbretërore dhe banketet e kurorëzimeve të mbretërve, që nga viti 1178 u shndërrua në “Curia Regis” (Gjykata Mbretërore e Drejtësisë). Pikërisht në këtë sallë u dënuan shën Tomas Mur (6 korrik 1535) dhe meshtari jezuit shën Edmund Kampion (20 nëntor 1581), pasi refuzuan të pranonin Aktin e Supremacisë së mbretit për Kishën e Anglisë. Po këtu u bë edhe procesi kundër mbretit Karli I, i akuzuar për tradhëti.







All the contents on this site are copyrighted ©.