(17.09.2010 RV)Ngrihet para Parlamentit (Westminster Palace), në bregun tjetër
të lumti Tamiz. Është rezidenca zyrtare e Kryeipeshkvit të Kanterbërit, nga ku ai
ushtron shërbimin e tij baritor kombëtar e ndërkombëtar. Biblioteka, një nga më të
lashtat në Britaninë e Madhe, zotëron 120 mijë libra mbi historinë shoqërore, ekonomike
dhe politike angleze, tekste mbi artin dhe arkitekturën e vendeve të Komonuelthit,
si edhe dorëshkrime të çmuara antike e një katalog on-line. Gjithashtu, biblioteka
ruan edhe arkivin e kryeipeshkvijve të Kanterbërit, që nga shekulli XIII. Sivjet,
feston 400-vjetorin e themelimit.