2010-09-17 18:20:48

Kryeipeshkvi i Kanterbërit, Hirësia e Tij dr. Rouan Uiliams


(17.09.2010 RV)Lindi në Suansi të Uellsit në vitin 1950. U diplomua në teologji pranë Kolegjit të Krishtit në Kembrixh (1971). Mori doktoraturën në teologji në Kolegjin Uadhem të Oksfordit (1975). U shugurua meshtar në vitin 1978. Përkrah veprimtarisë baritore, jep mësim në universitetet e Oksfordit e të Kembrixhit. Është anëtar i Akademisë Britanike, që nga viti 1990. U zgjodh Kryeipeshkëv i Kanterbërit më 23 korrik 2002 dhe është pasardhësi i 104-t i Shën Augustinit të Kanterbërit (534-604). I martuar me profesoreshën e teologjisë Xhejn Pol Uiliams, me të cilën ka dy fëmijë.








All the contents on this site are copyrighted ©.