2010-09-17 18:20:37

Kisha e Anglisë


(17.09.2010 RV)Është Kishë kombëtare, e ndarë nga Kisha Katolike në vitin 1533 me Aktin e Supremacisë së mbretit Henriku VIII. Përbëhet nga dy provinca kishtare, ajo e Kanterbërit dhe ajo e Jorkut, të cilat përfshijnë 43 dioqeza me 25 milion besimtarë (43% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar). Mbretëresha Elizabeta II është Guvernatorja e Lartë e Kishës së Anglisë, ndërsa kreu i saj shpirtëror është Kryeipeshkvi i Kanterbërit, Primat i krejt Anglisë. Dy kryeipeshkvijtë, në krye të dy provincave, sëbashku me 24 ipeshkvijtë e tjerë, marrin pjesë në “House of Lords” (Dhoma e Lartë e Parlamentit) dhe kontribuojnë efektivisht në jetën parlamentare. Kisha udhëhiqet kolegjialisht e Sinodi i saj i Përgjithshëm, i zgjedhur nga kleri e nga laikët e çdo dioqeze, mblidhet së paku 2 herë në vit. Në vitin 1999 u ngrit Këshilli kryeipeshkvnor, detyra e të cilit është koordinimi e promovimi i misionit të Kishës.
Ndërkaq, Bashkimi Anglikan numëron rreth 80 milion besimtarë, të ndarë në 38 provinca autonome në 164 vende të botës. Provincat e ndryshme bashkohen nga identiteti i përbashkët, nga “mjetet e bashkimit” dhe nga figura e Kryeipeshkvit të Kanterbërit, “primum inter pares” ndërmjet ipeshkvijve.








All the contents on this site are copyrighted ©.