2010-09-16 15:17:23

Telegramet e Papës dërguar krerëve të Shtetit të Italisë e Francës gjatë udhëtimit apostolik në Mbretërinë e Bashkuar


Duke lënë Italinë gjatë fluturimit me avion që e çoi në Mbretërinë e Bashkuar, Papa i dërgoi një telegram përshëndetës Presidentit italian, Napolitano. “Me udhëtimit tim për të takuar lartmadhërinë e saj mbretëreshën Elizabeta II e autoritetet tjera, komunitetin katolikë si dhe përfaqësuesit e bashkësive tjera fetare e në mënyrë të veçantë ata anglikane, përfaqësues të shoqërisë civile e njerëzit e këtij Vendi fisnik”, i drejtohem “Zotit duke i kërkuar bekimin e Tij Hyjnor edhe për kombin Italian, posaçërisht për përgjegjësit e punës publike që janë të thirrur ti shërbejnë së mirës së përbashkët”.

E duke fluturuar në qiejt e Francës, Benedikti XVI i dërgoi telegramin e dytë Presidentit të këtij shtetit, Sarkozy, duke shpreh “urimet më të mira” për të e për popullin e dashur francez.







All the contents on this site are copyrighted ©.