2010-09-16 12:58:07

Papa në Mbretërinë e Bashkuar: falënderon Mbretëreshën Elizabeta II e kujton rrënjët e krishtera të shoqërisë britanike


Papa e filloi sot udhëtimin e tij apostolik në Mbretërinë e Bashkuar. Benedikti XVI mbërrini në kryeqytetin e Skocisë, Edinburg, ku në aeroport u prit nga Duka i Edinburgut, bashkëshorti i Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabetës II, e pas përshëndetjes me personalitete të pranishëm të vendit, Papa u nis drejt Pallatit Mbretëror të Holyroodhouese. Këtu Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II e Duka i Edinburgut, bashkëshorti i saj e pritën Papën në hyrje të Pallatit ku u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes. Pas himneve të dy Vendeve, Papa e Mbretëresha hyn brenda në Pallat ku u bë prezantimi i autoriteteve e zyrtarëve të lartë të pranishëm, shkëmbimi i dhuratave e takimi privat.
Gjithnjë në Pallatin Mbretëror të Holyroodhouse, Mbretëresha Elizabeta II i drejtoi fjalimin përshëndetës të mirëseardhjes Papës duke falënderuar Atin e Shenjtë për këtë të vizitë të rëndësishme, falënderoi Kishën Katolike për kontributin e saj në fushën shkollore e të asistencës shoqërore ndaj të varfërve dhe më pas Elizabeta II vuri në pah “lirinë fetare si themel të shoqërisë sonë demokratike”. Në fjalimin e parë në Skoci, Ati i Shenjtë Racinger përshëndeti e falënderoi Mbretëreshën, Elizabeta II, autoritetet e pranishme dhe mbarë popullin. “ Rrënjët e thella të krishtera që janë gjithnjë të pranishme në çdo shtresë të jetës britanike” u përmenden nga Papa në fjalimin drejtuar Mbretëreshës Elizabeta në Pallatin mbretëror të Edinburgut, “emri i të cilit Holyroodhouse evokon Kryqin e Shenjtë”, kujtoi duke nënvizuar se si “monarkët e Anglisë e Skocisë qenë të krishterë qysh në kohën e lashta e përfshinë Shenjtorët e jashtëzakonshëm si Edoardin Rrëfyestar e Margeritën e Skocisë”.
“Shumë prej tyre kanë ushtruar me ndërgjegje detyrat e tyre mbretërore në dritën e Ungjillit, duke udhëhequr në atë mënyrë kombit drejt së mirës deri në nivelet më të thella. E kështu mesazhi i krishterë u bë pjesë integruese e gjuhës, e mendimit dhe e kulturës së popujve të këtij ishulli për mëse një milenium”.

Ndërsa gjatë fluturimit me avion drejt Mbretërisë Bashkuar, Papa duke folur me gazetarë, mes tjerash tha: “I jam shumë mirënjohës madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeta II që e deshi këtë vizitë në rangun e vizitës shtetërore, për të shpreh natyrën publike të kësaj vizite por edhe përgjegjësinë e përbashkët të politikës e të feve për të ardhmen e kontinentit dhe për të ardhmen e njerëzimit”. Kujtojmë se avioni i Papës mbërrini në Edinburg në orta 10.30 e më pas u takua me mbretëreshën britanike në Pallatin Holyroodhouse.







All the contents on this site are copyrighted ©.