2010-09-16 18:06:40

Papa nesër në Londër takon kryeipeshkvin e Kanterbërit e liderët e feve tjera


Pas etapës së sotme skoceze, nesër Papa do të kalon ditën e parë londineze të udhëtimit të tija apostolik me një program jashtëzakonisht të dendur.
Ndër ngjarjet më domethënëse paradite është takimi me liderët fetarë nč Waldegrave Drawing Room të St Mary University; takimi tjetër i Papës është ai me botën e edukimit katolikë gjithnjë në St Mary University College.
Ndërsa pas dite në ora 16.00 do të jetë vizita te kryeipeshkvi i Canterburyt dr Rowan Williams në Lambeth Palace të Londonit.
Vijon më pas takimi i Atit të Shenjtë Racinger me eksponentë të shoqërisë civile, të botës akademike, kulturore, të sipërmarrësve, trupit diplomatik e me liderët fetar të Vendit.
Gjithnjë nesër pasdite në ora 18.15 do të mbahet bashkëkremtim Ekumenik në Westminster Abbey të Londrës.







All the contents on this site are copyrighted ©.