2010-09-16 16:47:30

Nunciatura Apostolike në Londër


(16.09.2010 RV)Selia aktuale e Nunciaturës Apostolike është blerë nga Selia e Shenjtë në vitin 1938, si rezidencë e Delegatit të parë Apostolik në Mbretërinë e Bashkuar, kryeipeshkvit Uiliam Godfri, 404 vjet pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike nga mbreti Henriku VIII.
Marrëdhëniet diplomatike formale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Selisë së Shenjtë u bënë zyrtare në prag të vizitës apostolike të Papës Gjon Pali II në Mbretërinë e Bashkuar (28 maj – 2 qershor 1982).
Nunci i parë Apostolik ka qenë kryeipeshkvi Bruno Hajm. Selia e përfaqësisë apostolike i është kushtuar dy shenjtorëve të mëdhenj anglezë, shën Jozef Fisher e shën Tomas Mur. Stemat e tyre janë vendosur në hyrjen e rezidencës dhe statujat në dru të gdhendur mbizotërojnë në shkallën kryesore të brendshme të ndërtesës.







All the contents on this site are copyrighted ©.