2010-09-16 16:48:05

Londra


Kryeqyteti i Britanisë së Madhe ka 7.556.900 banorë, 12 milion prej të cilëve në zonën metropolitane, që shtrihet për dhjetra kilometra përgjatë lumit Tamiz. Emri “Llyn-Din” (kështjella e liqenit), me orgjinë kelte, shndërrohet nga romakët në “Londinium”.
Londra është seli e Institucioneve politike kombëtare, e pasur me parqe e muze dhe me galeri arti. Tregje të lashta, teatro, pallate mbretërore alternohen me format e guximshme arkitektonike bashkëkohore.
Qyteti përmban katër vende, që janë pasuri të UNESCO-s: Maritime Greenwich, The Royal Botanic Gardens of Kew, The Tower of London dhe sëbashku Westminster Palace, Westminster Abbey dhe St. Margaret’s Church.
Londra ka qendrën bankare kryesore të botës e më të madhen e biznesit evropian. Mëse 100 nga 500 firmat kryesore evropiane kanë seli në Londër, ndërsa tregu i bursës është më i madhi i botës. Londra po përgatitet për të pritur Olimpiadat e vitit 2012.







All the contents on this site are copyrighted ©.