Është themeluar më 29 shtator 1850, shtrihet në një sipërfaqe prej 3.634 km katrore,
ka 4.695.000 banorë, prej të cilëve 10% katolikë, të ndarë në 216 famulli. Këtu shërbejnë
375 meshtarë dioqezanë, 290 meshtarë rregulltarë, 399 rregulltarë, 1130 rregulltare,
10 diakoj, 25 seminaristë. Kisha Katolike ka 253 institute edukative dhe 29 institute
bamirëse. Vitin e kaluar janë pagëzuar 9397 vetë.
Kryeipeshkëv i Uestminsterit
është imzot Vinsent Gerard Nikols, lindur në Krosbi më 8 nëntor 1945, shuguruar
meshtar më 21 nëntor 1969, titullar i kishës së Otonës më 5 nëntor 1991, shuguruar
ipeshkëv më 24 janar 1992. Imzot Nikols është njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore
të Anglisë e të Uellsit.