2010-09-16 16:46:59

Glasgou


Me 590 mijë banorë, Glasgou është qyteti më i madh i Skocisë dhe e meriton emrin e vet (“Glaschu” në gjuhën gaelike), që do të thotë “vend i dashur i gjelbëruar”, me 90 parqet brenda qytetit.
Arkitektura pasqyron historinë e tij të gjatë e paraqet dëshmi viktoriane me gurët arenarë ngjyrë të kyqe e mjalti, këmbanore dhe maja ndërtesash mesjetare “all’italiana”, kulla neo-gotike, ndërtesa në stil Art Nouveau dhe ndërtime moderne në qelq e çelik. Glasgou ka shumë muze e galeri arti e gjatë gjithë vitit, aty zhvillohen festivale e ngjarje sportive.
Dy janë aeroportet: Glasgou Eirport, 12 km nga qendra, dhe Glasgou Prestuik, më larg qendrës. Qyteti zotëron rrjetin më të integruar të transportit publik në Mbretërinë e Bashkuar. Katedralja katolike e Shën Andreut, kisha kryesore e Kryedioqezës së Glasgout, në stil neo-gotik, ndodhet mbi lumin dhe pjesën tregtare të qytetit dhe përbën një pikë referimi të dallueshme në horizontin e qytetit.
Për dy shekuj pas Reformës protestante, në Glasgou nuk pati këmbë katoliku, por zhvillimi industrial në fund të shekullit XVIII tërhoqi punëtorë nga Irlanda e nga malësia (Highlands) skoceze. Mesha u kremtua për herë të parë më 22 dhjetor 1816 e, që nga ajo datë, Kisha Katolike u bë pikë referimi për popullsinë katolike në rritje. Hierarkia katolike në Skoci u rivendos në vitin 1878 e kisha e Shën Andreut në Glasgou u shpall katedrale në vitin 1884.







All the contents on this site are copyrighted ©.