BE-në dërgon italianin Ettore Sequi ambasador në Shqipëri
Përgjegjësja për Politikën e Jashtme të KE-së, Catherine Ashton, ka emëruar në postin
e ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, italianin Ettore
Sequi, si pasardhës i Helmut Lohan. Sequi njihet si diplomat karriere, ku ka mbajtur
detyra të tjera si ambasador në Afganistan dhe së fundi si i dërguari special i BE-së
në Kabul. 54 vjeçari rikthehet në Shqipëri pasi më parë ka mbajtur postin e këshilltarit
të parë, zëvendësshef i misionit të ambasadës së Italisë në Tiranë nga 2000-2004. Emri
i Sequit u bë sot i ditur nga shefja e diplomacisë së BE-së, Katrin Ashton, e cila
shpalli dhe kandidaturat për 25 krerët e delegacioneve të tjera. Sic u pati premtuar
vendeve anëtare në Parlamentin Evropian dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian, Ashton
ka zgjedhur personat më të mirë në postet e duhura. “Jam jashtëzakonisht e lumtur
nga përgatitja e të gjithë kandidatëve” ka deklaruar Ashton. BE nuk ka vendosur
ende për të plotësuar delegacionet e Brazilit dhe Irakut.