2010-09-14 17:00:29

Shqipëri: Presidenti Topi dekreton ndryshimet në qeveri.


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dekretoi të martën, propozimet e bëra nga kryeministri Sali Berisha për ndryshimet në qeveri.
Sipas publikimit zyrtar nga Presidenca, Kreu i shtetit dekretoi shkarkimin nga posti i ministrit të Jashtëm të Ilir Metës dhe emërimin e tij si ministër i Ekonomisë.
Presidenti i Shqipërisë gjithashtu dekretoi emërimin e Edmond Haxhinasto në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, si dhe shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.
Ndryshimet në qeveri u propozuan dje nga kryeministri Berisha pas vendimit të marrë nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës.







All the contents on this site are copyrighted ©.