2010-09-14 18:47:32

Ministri Jashtëm italian: për çështjen e Kosovës, Serbia ka vepruar mirë sipas Evropës


Serbia ka “konfirmuar thirrjen e saj evropiane” që tani duhet pranuar me dërgimin “sa më shpejtë” të kërkesës së saj të pranimit në Komisionin evropian. Kështu tha ministri i Jashtëm i Italisë Franko Frattini, në mbarim të takimin në Farnesina me kolegun serb Vuk Jeremiç, duke iu referuar adoptimit të rezolutës mbi Kosovën, të sponsorizuar nga BE-ja.
Ministri i Jashtëm italian, vlerësoi “qëndrimin fleksibil strategjik që ndërmori Beogradi i cili ka vendosur t’i jap prioritet perspektivave evropiane në Vend, me gjithë temën e ndjeshme nga pikëpamja kombëtare siç është ajo e Kosovës”. Ky fakt, sipas Frattinit, ripohon “thirrjen evropiane të presidentit Tadiç”. Për këtë, shtoi ministri i Jashtëm italian, “në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave të BE-së, pritem që propozimi i nisjes së kërkesës së aderimit të Serbisë në Komision të ishte në tavolinë, mirëpo mjerisht nuk ndodhi”. Urimi i ministrit italian është pra që tani “Evropa ta merr këtë vendim politik sa më parë të jetë e mundur, brenda tetorit”, kur do të mblidhet këshilli i ministrave të Punëve të jashtme të Evropës. Duke nënvizuar se Italia është “miku më i mirë që Serbia ka në Evropë”, Frattini kujtoi edhe takimin e nivelit të lartë ndërqeveritar italo-serb që do mblidhet në tetor në Beograd. Një samit mbi të cilit është ndalu gjatë edhe Jeremiç duke shpjeguar se do të përqendrohet mbi tema të ekonomisë e të sigurisë dhe ka si synim “bashkëpunim në luftën kundër kriminalitetit të organizuar nga një anë dhe shkëmbimet ekonomike në anën tjetër”. “Italia - theksoi Jeremiç - është një ndër partnerët tanë kyç në botë dhe gjithmonë ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj, në mënyrë të padiskutueshme, të aspiratave evropiane të vendit tonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.