2010-09-14 14:45:33

Homazh për Nënë Terezën në UNESCO


(14.09.2010 RV)Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, “Nënës së të varfërve” dhe “Çmimit Nobel për paqen 1979”, UNESCO dhe Delegacioni i Përhershëm i Indisë pranë selisë së Parisit të kësaj organizate të OKB-së organizuan sot një takim tematik, ku u shfaq një dokumentar mbi jetën dhe veprën e së Lumes shqiptare të bamirësisë, u dha një koncert nga Kori i Këngëtarëve të Vegjël të Versajës dhe u dëgjuan disa dëshmi.
Relacioni kryesor u mbajt nga Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në UNESCO, imzot Françesko Folo, i cili u ndal në mënyrën si e kuptonte bamirësinë Nënë Tereza. Takimin e mbylli me një reflektim të vetin, këshilltarja e Misionareve të Bamirësisë në Kalkutë, motër Joana.
Po sot, u përurua ekspozita fotografike me titull “Nënë Tereza: jeta dhe mesazhi”, që do të qëndrojë e hapur në selinë e UNESCO-s në Paris, deri më 30 shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.