2010-09-13 16:56:24

Vizita e Papës në Mbretërinë e Bashkuar do të tërheq vëmendjen e mediave e të njerëzve: kështu shprehet gazetari e shkrimtari Peter Jennings


“Jam i sigurt që londinezët, pa dallim feje, do t’i japin një mirëseardhje të përzemërt e të ngrohtë Benediktit XVI”: kështu shkruan mes tjerash kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, në një mesazh për vizitën e Papës në Mbretërinë e Bashkuar që do të fillojë të enjten e ardhshme. Në Londër, si dhe në qytete tjera që do të vizitohen nga Papa, rritet pra emocioni për një ngjarje të cilën, 28 vjet pas udhëtimit të Gjon Pali II, shumëkush e quan historike. Edhe disa kritika që vijnë nga mediat, janë të caktuara të shuhen posa Papa të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë është i bindur gazetari e shkrimtari katolikë anglez, Peter Jennings, i cili është zgjedhur nga ipeshkvijtë e Vendit për të shkruar librin zyrtar të kësaj vizite.

Do të shuhen, e pjesa më e madhe do të avullohet, sepse mendoj që pjesa më e madhe e njerëzve të thjeshtë në Mbretërinë e Madhe do të jetë krejtësisht e tërhequr dhe e zënë nga kjo vizitë, posa Ati i Shenjtë Benedikti XVI do të zbret këtu. Në veçanti, një herë që njerëzit do ti shohin imazhet televizive të Benediktit XVI pranë Mbretëreshës Elisabeta II në Edimburg, në Pallatin Holyrood, besoj që mendonjë kështu: “Më të vërtet është emocionuese të jesh i përfshirë në ngjarje të mëdha historike”. E jam i bindur që si rezultat i kësaj, njerëzit do të fillojnë ta ndjekin nga afër e me interes vizitën e Papës.


Pra, mund të themi se për herë të parë kaq shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar do të mund ta dëgjojnë Papën drejtpërsëdrejti?
Po, mendoj që kjo do të jetë një mundësi e madhe dhe mendoj që fjalët e Atit të Shenjtë Benediktit të XVI do të tërheqin e pushtojnë vëmendjen e mediave e të njerëzve të thjeshtë. Papa Racinger ka një njohuri të madhe për jetën, për vështirësitë, për vuajtjet, e posaçërisht atë në një momenti në të cilin në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, në përgjithësi situata nga pikëpamje ekonomike është e vështirë, në një moment në të cilin njerëzit e dinë që do të ketë shkurtime e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Mendoj që fjalët e Papës do të jenë mbështetje e frymëzim i madh për njerëzit.


Ju mendoni që shoqëria britanike, jo vetëm bashkësia katolike, do të jenë më të vëmendshme për sa i përket fesë, pas kësaj vizite papnore?
Nuk jam i sigurt, por mendoj që në një farë mënyre fjalët e Atit të Shenjtë do të dëgjohen më shumë vëmendje nga shoqëria britanike. Madje deri edhe njerëzit që nuk e duan Kishën, ata që e quajnë veten ateist apo agnjostik, mendoj që e respektojnë personin e Atit të Shenjtë, Benediktin XVI. Prandaj, mendoj se fjalët e tij do të dëgjohen shumë më vëmendje e se gjithçka do të shkon mirë dhe do të nxisë njerëzit, në një epokë, të posaçme, të materializmit e të shekullarizimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.