2010-09-13 14:36:51

Shqipëri: KQZ draft Parlamentit për zgjedhjet


Në Shqipëri pas përcaktimit të 8 majit si ditën e zgjedhjeve lokale, KQZ e sheh urgjente nisjen e punës prej saj por dhe prej politikës për të amenduar Kodin Zgjedhor. Kryetari i këtij institucioni Arben Ristani shprehet se ka gati draftin me propozime që do t'i dorëzohet Kuvendit, nëse nis puna për të ndryshuar ligjin e zgjedhjeve, ku ndryshimi kryesor sipas tij, ka të bëjë me numërimin e votave.
Shtimi i numrit të qendrave ku numërohet, pra nga 66 qendra numërimi, do të duhet të jenë më shumë që të përshpejtohet procesi i numërimit.
Duhet bërë ndryshime të atilla në kod që do pengonin politikat bllokuese të forcave politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Partitë politike kanë një akses të pakufizuar dhe një mundësi të pakufizuar që ti ndryshojnë komisionerët deri në momentin e fundit, gjë e cila ka sjellë si pasojë futjen në proceset zgjedhore të njerëzve të patrajnuar. Kjo mund të pengohet me një ndryshim të thjeshtë ligjor, tha Arben Ristani, kryetar i KQZ së.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mendon gjithashtu se votimi elektronik ne maj të 2011, është një projekt i realizueshëm. Votimi elektronik është një ide e lëshuar nga kryeministri Berisha, i cili është shprehur i gatshëm të paguajë çdo lloj shume për ta mundësuar atë, nëse opozita jep konsensusin.







All the contents on this site are copyrighted ©.