2010-09-12 09:51:59

Në pritje të vizitës së Papës në Britani të Madhe


Pak ditë para vizitës së Papës Benediktit XVI në Mbretërinë e Bashkuar, nga data 16 deri më 19 shtator, “pritja e interesimi i shoqërisë britanike po rriten vazhdimisht, që shkojnë përtej disa manifestimeve margjinale që e kundërshtojnë këtë vizitë papnore. Kështu pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, në një editorial për Octava Dies, informacioni javor të Qendrës Televizive të Vatikanit.
Në të vërtet konfirmohet perceptimi i autoritetet të lartë fetar e moral që gëzon Papa e që do të mund të ofrojë një kontribut të tij të veçantë e të rëndësishëm, të qetë e pozitiv, orientues për sfidat e mëdha të botës së sotme”. Nga kjo pikëpamje, sipas Atë Lombardit, “takimi i Papës me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve e të shoqërisë civile në vendin historik siç është Westminster Hall, përfaqëson një ndër momentet më kulmore të këtij udhëtimi papnor”: udhëtim që atë Lombardi e quan “një ndër më të priturit” të papnisë së Benediktit XVI.
“Po do të jetë në ceremoninë e beatifikimit të kard. Njuman - shton atë Lombardi - që mesazhi i kësaj vizite të Papës do të arrijë e shpreh domethënien e plotë të saj”. Një figurë, ajo e kardinalit Njuman, që “mishëron në mënyrë bindëse frytet më të mira e tërheqëse të sintezës së thellë që ekziston ndërmjet fesë së krishterë e shpirtin britanik dhe fekonditeti i saj i përhershëm për botën e sotme e të nesërme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.