2010-09-11 14:31:40

11 shtator 2001, Amerika përkujton 9-të vjetorin e atentateve terroriste islamike


Pra më 11 Shtator 2001 dy avionë amerikanë, të rrëmbyer nga terroristë islamike të Al Kaides, godasin dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe një tjetër avion Pentagonin, duke shkaktuar me mijëra të vdekur dhe shkatërrimin e plotë të dy kullave.

E sot Amerika i përkujton viktimat e atentateve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 me një ceremoni përkujtimore që zhvillohet çdo vit, në Nju Jorku në vendin "Ground Zero”. Nëntë vjet pas sulmeve terroriste islamike kundër ''World Trade Center'' (WTC), emrat e 2752 viktimave përmenden një nga një gjatë ceremonisë përkujtimore që organizohet në vendin ku ngriheshin rrokaqiejt binjakë prej 170 katesh në Nju Jork.

Në ceremoninë përkujtimore, mbahen disa minuta heshtje, pikërisht në orën kur avioni i parë u përplas me kullën e parë, dhe më pas kur avioni i dytë goditi të dytën kullë, që shkaktuan menjëherë shembjen e së parës dhe më pas të rrokaqiellit të dytë.

Përkujtimi i emrave të viktimave të terrorit islamik ndezja e 88 pishtarëve në kujtim të operacioneve të shpëtimit, janë kthyer në një simbol që përjetëson tragjedinë, kujtesën e dhimbjen dhe shpreh forcën e shpirtit të populli e kombi që shikon përpara, drejt një të ardhme në paqe, në respekt e liri të çdo njeriu e çdo popullit, larg dhunës dhe errësirë së saj shkatërrimtare e antiqytetare.

Në Graund Zero shohim pasojat e urrejtjes në ditët tona. E pikërisht këtu, ne gjunjëzohemi për t’u lutur në heshtje, përpara syve të Zotit, për t’i kërkuar dritë e ngushëllim, që të mund të shpresojmë përsëri e përsëri edhe përballë kraterit të Graund Zero.

Me lutjen e tij në prill 2008, Papa Benedikti XVI i ftoi të gjithë të kujtojnë se këtu, vërtetë u përjetua përvoja e urrejtjes dhe e dhimbjes, por jo më pak, e pikërisht në çastin e tragjedisë, edhe përvoja e solidaritetit dhe e dashurisë, sepse shumë njerëz dhanë jetën e tyre, për të shpëtuar të tjera jetë.

Ky është një mesazh që vijon e që duhet të bëhet gjithnjë më i fuqishëm, në mënyrë që të shkohet përpara, me dëshirën për të ndërtuar së bashku një shoqëri më të mirë, duke ia prerë rrënjët urrejtjes e terrorizmit e duke u ngritur përsëri në këmbë, edhe pas goditjeve të tilla. Kështu mund të themi se edhe ky është një mesazh i madh, jo vetëm për popullin e Amerikës, po edhe për të gjithë njerëzimin.

Ky është mesazhi për bazën e respektit e të dinjitetit të njeriut, për të ecur përpara në rrugën e pajtimit të njerëzimit, kështu edhe Graund Zero është çasti i lutjes, në heshtje, përballë shfaqjes të së keqes, me dëshirën për të shikuar përpara me shpresë e përgjegjësi të plotë.

Ja lutja e Benediktit XVI drejtuar Zotit ne prill 2008 pikerisht ne vendin e tragjedise qe shkaktuan sulmet e terroristeve islamik

Lutja
O Hyj i dashurisë, i mëshirës e i pajtimit,
drejtoi sytë e Tu mbi ne, popull i feve e i traditave të ndryshme, mbledhur sot në këtë log, skenë e dhunës dhe e dhimbjes së pabesueshme.
Të lutemi që, me mirësinë Tënde Hyjnore,
t’u japësh pushimin e pasosur e dritën e pambaruar
të gjithë atyre që vdiqën në këtë vend;
të parëve, që vrapuan të japin ndihmën e tyre:
zjarrfikësve, policëve, punonjësve të ndihmës së shpejtë e personelit të Kapitanerisë së Portit, së bashku me të gjithë burrat e gratë e pafajshme, viktima të kësaj tragjedie vetëm sepse puna e tyre e shërbimi i tyre i thirri këtu më 11 shtator 2001.
Të lutemi, me mëshirën tënde,
t’i shërosh ata
që sot, për shkak të pranisë së tyre këtu
i ndjejnë fort dhimbjet e plagëve e të sëmundjeve .
Shëroi, o Zot, edhe familjet, që vuajnë e qajnë ende,
e të gjithë ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi.
Jepu forcën ta vijojnë rrugën e jetës
me guxim e shpresë.

Kujtojmë edhe ata që vdiqën,
u plagosën
e të gjithë ata që humbën njerëzit e dashur
në të njëjtën ditë, në Pentagon e në Shanksvil, në Pensilvani.
Zemrat tona bëhen një me zemrat e tyre,
Rrahin njëherësh me to.
Lutja jonë përfshin gjithë dhimbjen e tyre.

O Zot i paqes, jepi paqen tënde kësaj bote plot dhunë -
Paqe në zemrat e të gjithë burrave e grave,
e paqe ndërmjet Kombeve të tokës!
Bëj t’i kthejnë hapat në udhën tënde të dashurisë,
ata që i kanë mend e zemër
të prishura nga urrejtja.
O Hyj i mirëkuptimit:
të dërrmuar nga përmasa e përbindshme e kësaj tragjedie,
kërkojmë dritën tënde e udhëheqjen Tënde,
ndërsa jemi para një ngjarjeje kaq të llahtarshme.
Të lutemi që njerëzit, jetët e të cilëve u kursyen,
të jetojnë në një mënyrë të tillë,
që të mos e bëjnë të kotë
flijimin e atyre që këtu e humbën jetën.
Ndihmona e ngushëllona,
përforcona në shpresë
e na jep urti e guxim
të punojmë pa u lodhur kurrë për një botë
ku mbretëron paqja e dashuria e vërtetë ndërmjet Kombeve e në zemrat e të gjithëve!







All the contents on this site are copyrighted ©.