2010-09-10 15:43:10

Kryeipeshkvi i Nju Jorkut Dolan: është kundër Biblës djegia e Kuranit, 11 shtatori është ditë e lutjes dhe e paqes


Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgatitet për përkujtimin e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. Një rast përkujtimi, lutjeje e pajtimi sipas kryeipeshkvit katolikë të Nju Jorkut, Timothy Dolan. Prelati amerikan kritikon ashpër propozimin e Ditës për djegien e Koranit.
Kjo nuk është punë e mirë! Kjo është kundër Biblës, kjo është kundër fesë së pastër e kundër besimit të vërtet.
Djegia e Kuranit është akt dhune e një akt i ndarjes në një ditë përkujtimore e pajtimi...
Po e posaçërisht këtu në Nju Jork. 11 shtatori përfaqëson një ditë përkujtimi për të gjithë, për katolikët, për myslimanët, për hebrenjtë. Ne do të gjendemi së bashku për një ngjarje që tashmë është gati një solemnitet në Ju Jork. Është një festë lutjeje, është një festë paqeje e drejtësie. Tërë qyteti i Nju Jorkut është i bashkuar e mblidhet për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë vdekur në sulmin e 11 shtatorit. Nuk është një ditë kundër askujt, nuk është kundër myslimanëve: në këtë moment ne jemi të mbledhur e të bashkuar si bijë të Zotit. 11 shtatori këtu në Ju Jork përfaqëson një urë ndërmjet feve.
Thuhet se Nju Jorku nuk flenë kurrë. Përkujtime si ky a mund të ndihmojë për t’u bashkuar e reflektuar për rizbulimin e vlerave të rëndësishme të jetës?
Për ne këtu në Nju Jork është shumë e rëndësishme, e Kisha jonë Katedrale e Shën Patrikut gjatë të Meshëve për 11 shtatori është përlotë me besimtarë e njerëz. Këtë të shtune, më 11 shtator, unë do të shkojë në Staten Island e famullitari do të bëjë një kremtim, pasi që shumë viktima të sulmit terrorist të 11 shtatorit, i përkisnin mu kësaj bashkësie kishtare. E tërë bashkësia e famullisë kishtare është e bashku e ky është një rast i lutjes drejtuar Zotit. Të gjithë në këtë ditë do të jenë të bashkuar. Nuk është një ditë e urrejtjes, por është ditë e dashurisë, e fesë, e shpresës dhe e lutjes.
Imzot Dolan, reagimet ndaj projektit të ndërtimit të xhamisë afër Ground Zero dëshmojnë - qartë që 11 shtatori është plagë ende e hapur për shumë amerikanë e sidomos për banorët e Nju Jorkut...
Plaga, mjerisht, është gjithnjë e hapur, por së paku të gjthë janë në dialog. Ka shumë vlera: këtu në Amerikë ekziston vlera e lirisë fetare e ekziston një traditë e madhe e mikpritjes, posaçërisht ndaj të gjithë emigrantëve. Kjo është një vlerë amerikane, kjo është një vlerë katolike, kjo është një vlerë e Kishës sonë. Me siguri se kemi akoma shumë dhimbje e njerëzit, posaçërisht këtu në Nju Jork, në mënyrë të veçantë ata që kanë humbur anëtarët e familjes, thonë: “Kemi shumë respekt ndaj komunitetit islamik, por ju lutemi, kemi nevojë për kohë, për durim. Ndoshta ndërtimi i këtij tempulli afër Twin Tower përfaqëson një vendim marr tepër shpejt, tepër herët, pikërisht sepse plaga shkaktuar nga sulmet terroriste është ende e hapur. Na duhet akoma kohë për të shëruar këtë plagë, sepse ky vend për ne është vend i lutjes, një vend për të shpresuar në të ardhmen, për të imagjinuar kohën kur nuk do të ketë më luftëra e dhunë.







All the contents on this site are copyrighted ©.