2010-09-09 14:15:16

SHBA: Sekretarja Klinton kritikon propozimin e kishës evangjeliste për të djegur Kuranin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e quajti “veprim ofendues dhe për keqardhje” planin e një kishe të vogël evangjeliste për të djegur kopje të Kuranit, më 11 shtator. Zonja Klinto komentoi mbrëmë, gjatë një iftari të shtruar në Departamentin amerikan të Shtetit.
Organizata e vogël e krishterë në Florida ka njoftuar se të shtunën, më 11 shtator, do t’i djegë disa kopje të Kuranit, në shenjë proteste kundër ekstremistëve të dhunshëm islamistë.
Të shtunën shënohet nëntë vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Sipas amendamentit të parë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton lirinë e shprehjes, kisha ka të drejtë ta djegë librin e shenjtë.
Udhëheqës të tjerë fetarë në Florida druajnë se kjo ngjarje do të dërgojë mesazh të gabuar për tolerancën fetare. Prifti i Kishës së vogël në Florida, Terri Xhons, tha se ai dhe anëtarë të tjerë të kishës kanë në plan të djegin 200 kuranë, të shtunën, pavarësisht nga kërcënimet me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.